Teknologji

Dalin pamjet e Nokia 8, celulari duket i mahnitshëm (Foto)

nokia-8-p1-rumor-roundup-snapdragon-835-processor-22-3-mp-camera-6-gb-ram-more-1280x600_1500884916-8914750

Nokia 8 pritet të jetë një celular me të vërtetë i mirë Android – edhe pse ishte përfolur se do të lansohej më 21 korrik, kjo nuk ndodhi.
Dhe natyrisht, kjo ka bërë që të vazhdojnë të dalin ‘zbulime paraprake’ rreth këtij celulari të ri të Nokias.

Një publikim i ri online na jep një pamje të celularit nga të gjitha këndet, dhe konfirmon se celulari do të ketë kamerë të dyfishtë, që ishte përfolur që nga fillimi, transmeton Gazeta Express.

Këto fotografi u lëshuan nga rrjeti social kinez Baidu – që fotografoi celularin prapa dhe para.

Nokia 8 ishte pritur të lansohej më 21 korrik dhe çmimi pritet që të jetë 589 euro. Kur të lansohet, Nokia 8 mund të jetë në dispozicion në katër opsione ngjyrash – të kaltër, çelik, artë/kaltër dhe artë/bakër.nokia8-main-1500875702250_1500884855-9545201

To Top