Dalin pamjet e para të çiftit të vrarë në Dibër/FOTO

Kanë dalur pamjet e para të çiftit Pocesta që janë gjetur të vrarë në oborrin e shtëpisë së tyre në
Dibër.
Familja që banonte në qendër të qytetit të Dibrës kishin ardhur për pushime nga Italia. Persona të pa
identifikuar deri me tani kanë lënë të vrarë Amid Pocestën i lindur në vitin 1963, bashkëshorten e tij
Nazmije Pocesta e lindur në vitin 1965 dhe vajzën e tyre Anila Pocesta e lindur në vitin 2004.
Motivet e këtij akti makabër, deri më tani mbeten të panjohura. Policia dhe organet tjera kompetente
kanë dalur në vendngjarje dhe po punojnë në zbardhjen e rastit. Kjo ngjarje ka tronditur tejmase
dibranët. (INA)

 

Loading...