Maqedoni

Damjanovski vazhdon projektet në pjesën maqedonase, shqiptarët në gjumë – akoma pa oferta!

k1

Në momentin që kryetari i Kumanovës Zoran Damjanovski-CIC (i cili mandatin e fitoi kryesisht me votat e shqiptarëve), pak para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të paralajmëruar për 15 tetor të këtij viti, po vazhdon sikurse deri tani me projektin e radhës në “pjesë maqedonase” të Kumanovës, partitë shqiptare në nivel të qytetit po vazhdojnë “gjumin” pa ndonjë aktivitet të theksuar dhe shqetësim. Shqiptarët e Kumanovës, si asnjëherë më parë, janë zhgenjyer shumë nga mosrealizimi pothuajse i asnjë projekti, të cilët Damjanovski shqiptarëve ua kishte premtuar në raundin e dytë të zgjedhjeve të fundit lokale në Kumanovë, pikërisht ateherë kur shqiptarët ia siguruan mandatin.
Dhe, kur shqiptarët e Kumanovës me të drejtë po prisnin që këtë gabim të madh kryetari aktual Zoran Damjanovski – CIC, ta korrigjojë, ai sikur për inati paralajmëron edhe një projekt tjetër relativissht të madh (pas atij me Pishinën Olimpike që kushtoi 3.5 milionë euro), pikërisht aty pranë Palestrës së Sporteve, ku gjendet edhe Pishina olimpike.
Mirëpo, partitë shqiptare, edhe ky diskriminim dhe anashkalim e neglizhim total i shqiptarëve nga ana e kreut të Kumanovës, nuk i ka shqetësuar aspak. Gjykojmë në bazë të reagimeve dhe sjelljeve. Nuk e di cila do të jetë oferta e partive shqiptare për zgjedhjet lokale, por mund të them një gjë se deri sot: SHQIPTARëT E KUMANOVëS VAZHDIMIHT JANë MASHTRUAR NGA PARTITë SHQIPTARE! Thjeshtë këshiltarët shqiptarë të Kumanovës, deri tani vazhdimisht e kanë luajtur rolin e hyzmeqarit dhe vazalit. Thjeshtë ata kanë shërbyer tek kryetari maqedonas, të cilit i kanë mundësuar qasje për t’i rjepur shqiptarët, pa ju ofruar qoftë edhe një projekt simbolik atyr. Damjanovski edhe sot shqiptarë i ka vetëm si mashë, por kur vjen puna te realizimi i ndonjë projekti jetik për shqiptarët, atëherë as ata nuk përfillen. Atyre ju jep biznes, sa për t’i mbajtur nën kontroll.
Në këo rrethana, partitë po i presin zgjedhjet lokale, ndërkohë që shqiptarët e Kumanovës, gjithnjë e më tepër janë të bindur se pa ndonjë parti serioz shqiptare me kuadro të reja e cilësore, nuk do të ketë ndonjë ndryshim ngja pozita dhe gjendja e tanishme e shqiptarëve./Gazeta Lajm/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top