Për 800 mijë shqiptarët e Shqipërisë Lindore në Fyrom

Miqtë e mij…
Mos e votoni Referendumin e 30 shtatorit. Gjithmonë ju kanë mashtruar. Këtë herë mos u mashtroni. Marrëveshja e Prespës synon zhdukjen e kombit shqiptar. Zhdukjen e gjuhës shqipe. Zhdukjen e historisë dhe kulturës shqiptare. Mos harroni. Në qoftë se Gruevski ishte gjarpër, Zaev është nepërkë. Më tinzar. Më anti shqiptar. Sot quheni shqiptarë por që kini akoma të drejta të parealizuara. Po votuat Referendumin, do të quheni maqedonas me origjinë shqiptare. Njësoj si arvanitasit. Turpi ju mbuloftë!!!! Në shekullin e 21 një nocion gjeografik ju zhduk juve, nocionin më të vjetër etnik të Europës. Pa;i faqen e zeze po pranuat. Zgjidhni dhe merrni: Nato është për luftë, jo për komb, për gjuhë për histori. Mos u mashtroni nga politikanët tuaj. Të gjithë janë të shitur. Asnjë nuk është shqiptar. Unë shpresoj se në Shqipërinë Lindore me emrin e shpifur Fyrom ka akoma shqiptarë. Unë shpresoj se shqiptarët janë në shumicë ndaj maqedonëve me origjinë shqiptare. /gsh

(Dr. Koco Danaj Kryetar i Levizjes per Shqiperi Natyrale)

Loading...