Drejtoria për të ardhura publike ju bën thirrje qytetarëve deri më 15 mars të paraqesin të ardhurat vjetore tatimore nëse në vitin 2017 kanë realizuar të ardhura shtesë në vend dhe jashtë vendit.

Siç informojnë, duhet të paraqiten të ardhurat e realizuara në bazë të çmimeve, bonuseve dhe kompensimeve tjera nga marrëdhënia e punës, qirave (dhënia e pronës – qira), të drejta autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale, dividendët, pjesëmarrje në përfitime dhe interesa nga huat të dhëna personave fizikë dhe juridikë, përfitime kapitale nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronë të patundshme, përfitime nga lojërat e fatit, lojërat elektronike të fatit, lojëra shpërblyese dhe lojëra interaktive të fatit në vlerë më të lartë se 5.000 denarë sipas fitimit individual, të ardhurave nga lojërat e fatit përmes faqeve të huaja të specializuara në internet, të ardhura nga interneti për shembull e-tregti, shërbime të kryera përmes faqeve të specializuara, parashikime – rezultate të ekipeve për ndeshje sportive, të ardhura personale nga jashtë vendit për aktivitete lidhur me punën në Maqedoni, angazhimi i punës në ambasadë, në organizata ndërkombëtare… dhe lloje tjera shtesë të të ardhurave, të realizuara jashtë pagës ose pensionit të rregullt.

Paraqitja e të ardhurave vjetore tatimore mund të merret nga ueb faqja e DAP-it dhe të dorëzohet në sportelet tatimore, përmes postës ose në mënyrë elektronike.

Nga Drejtoria përkujtojnë se me qëllim të përshtatjes në kohë të mënyrës së re të paraqitjes, llogaritja dhe pagesa e tatimit personal mbi të ardhurat që çdo qytetar të regjistrohet në sistemin e-Tatimi personal.

Loading...