Maqedoni

DAP: Deri më 25 janar llogaritje përmbledhëse

DAP-780x439

Më së voni deri në datën 25 të këtij muaji, kompanitë kanë obligim që punonjësve t’u japin llogaritje përmbledhëse për të ardhurat e paguara, tatimin e paguar personal dhe kontribute për vitin e kaluar.

 DAP sot njoftoi se në qoftë se kompanitë deri më 25 janar nuk i përgatisin këto llogaritje përmbledhëse për të punësuarit është paraparë gjobë në vlerë prej 3 mijë euro në kundërvajtje të denarit, ndërsa personit pëergjegjës do t’i shqiptohet gjobë në vlerë prej 30% nga gjoba e paraparë për tatim paguesin, njofton AIM.

Poashtu, DAP thekson, se deri më 31 janar përmes rrugës elektronike kompanitë deri te Drejtoria duhet të dorëzojë raport vjetor për pagesat e realizuara. Raport vjetor duhet të dorëzojnë edhe organizatorët e tregut të gjelbër në të cilin kryhet tregti me pakicë dhe shumicë.

To Top