Kosovë-Shqipëri

Dardanët i thurrin vargje Kosovës (FOTO)

16640707_1417234411661070_6679330863230840902_n

Dardanët, tifozët e përfaqësueses së Kosovës, kanë uruar përvjetorin e nëntë të Pavarësisë së Kosovës me një poezi të publikuar në Facebook Kjo është poezia e publikuar në urimin e Dardanëve

Të dua Kosovë

Të dua Kosovë, për kullat dhe malet

Dashunia e jote, nuk blihet por falet

Ti lirinë e mbajte, si prushin në votër

si buka dhe kripa, kur shtrohet në sofër !

Të dua Kosovë, po si mos të dua ?!

sa shumë lotë u derdhën, përmbi varre tua.

Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë

Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë

Ti kët’ ditë e prite, tash e qindra vjet

Ty me gjak t’u rritën dhe fëmijt në djep

Flakën e lirisë, unë tek ti e ndeza

Të bekoi Rugova, dhe vet’ Nanë Tereza

Ti Kosovë legjendash, e Adem Jasharit

Trimash luftëtarë me palcë shqipëtarit!

Zahir Pajaziti ngrihu ti nga varri

Ku je Luan Haradinaj, Agim Ramadani ?!

Çohu Hamz Jashari se na erdhi dita !

Sot feston Kosova, feston Republika.

Oo Fehmii Lladroci e ti motra Xhevë

Çohuni! Kosova sot asht plot me diellë.

Ti je shumë e bukur moj Kosova nanë

Trimat që dhanë jetën, thellë në gji i mbanë /Shqiperiaime.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top