Intervista

Daut Haradinaj: Ali Ahmeti duhet ta ketë të qartë se nuk ka më peshë (Video)

screenshot_20161206-214741

Ali Ahmeti nuk ka kurrfarë ndikimi as peshe në Drenicë, prandaj përkrahja e tij për kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Drenas, Ramiz Lladrovcin nuk ka kurrfarë peshe. Kështu thotë deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në intervistën e tij ekskluzive për lajm.tv.
“Ali Ahmeti duhet ta ketë parasysh se edhe populli i Kosovës e ka kuptuar qartë pozicionin e tij”, thotë mes tjerash deputeti Haradinaj, partia e të cilit mbështet kandidatin e NISMA për Kosovën në Drenas, Isa Xhemajlaj, i cili ka shkuar në balotazh bashkë me Lladrovcin.
Në këtë intervistë, ish gjenerali i UÇK-së dhe një ndër luftëtarët më të shquar në Dukagjin, Daut Haradinaj, komenton edhe gjuajtjen e Ali Ahmetit me gurë në Kumanovë, duke tërhequr vërejtjen se nuk duhet përdorë dhunë, por më me rëndësi është se kush do të votohet më 11 dhjetor. Intervistën e plotë të Daut Haradinajn, mund ta përcillni në këtë LINK:

To Top