De Biasi shpall listën për miqësoren me Kosovën

Gianni De Biasi e ka publikuar listën për miqësoret e këtij muaji, përfshirë këtu edhe atë me Kosovën, që do të zhvillohet këtë të premte, shkruan Zëri.

“Kam grumbulluar për këtë sfidë 25 futbollistë. Janë dy miqësore ku do të testojmë disa lojtarë të rinj duke parë gjendjen e të gjithëve dhe duke u përpjekur të risim nivelin e lojës tonë”, ka thënë trajneri italian.

Do punojmë fort që të përmirësohemi akoma më shumë dhe të jemi gati për Europianin. Siguruam miqësoren me Gjeorgjinë pasi ishte e vetmja skuadër e disponueshme dhe ekipet e tjera që kërkuam nuk ishin të lira”, shtoi ai.

“Disa nga lojtarët e përhershëm i kam lenë pushim pasi edhe kanë pasur probleme fizike, si Kukeli, apo Mavraj që është pothuajse gati për të luajtur”, përfundoi ai.

Në listën e De Biasit bie në sy prania e dy lojtarëve të rinj si Rei Manaj dhe Frederik Veseli të cilët veshin për herë të parë fanellën e Përfaqësueses.

Veseli është mbrojtës dhe luan te Lugano në Zvicër. Mosha e tij është 23 vjeç dhe mesa duket De Biasi e paska në planet e tij.

Lista e lojtarëve

Etrit Berisha

Alban Hoxha

Orges Shehi

Ansi Agolli

Arlind Ajeti

Naser Aliji

Lorik Cana

Berat Gjimshiti

Elseid Hysaj

Frederik Veseli

Amir Rrahmani

Andi Lila

Amir Abrashi

Migjen Basha

Sabien Lilaj

Ledian Memushaj

Taulant Xhaka

Herolind Shala

Ermir Lenjani

Bekim Balaj

Sokol Cikalleshi

Odise Roshi

Shkelzen Gashi

Armando Sadiku

Rei Manaj

Loading...