Pas dekoratave, çmimeve vlerësuese dhe komplimentave nga të gjitha anët, De Biazi, trajneri i kombëtares shqiptare i ka lejuar vetes një “përmasë ekstra” para finaleve të Kampionatit Europian. Mesa duket, shpërblimet e marra për kualifikimin historik të Shqipërisë kanë qenë të konsiderueshme për kuqezinjtë dhe 59-vjeçarin nga Sarmede.

111

Ky i fundit ka vendosur të mbjellë flokët, në atë zonë të kokës, ku kishte filluar të “shndriste në diell”. Pra, De Biazi do të paraqitet më “i rinuar” në stolin e kombëtares sonë tani e tutje. Koka e De Biazit para mbjelljes së flokëve Pasi bëri një reklamë të një kompanie sigurimesh në Shqipëri, e cila po transmetohet në televizionet tona, disa foto të tij në një klinikë private kanë rrjedhur në rrjetet sociale.

222

Bëhet fjalë për De Biazin para mbjelljes së flokëve, në krah të një pjesëtareje të klinikës në fjalë, e cila ka dashur të reklamojë punën e vet. Dhe si mund ta bënte më mirë këtë gjë, se duke treguar kokën e trajnerit të kombëtares para shërbimit të kryer, pa flokë në pjesën e majës së kokës, dhe mbas, me flokë, ku nuk ka më asnjë pjesë të “zhveshur”.

De-Biazi-floket-kryesore

Të jetë ky veprim, një ogur i mirë edhe për kuqezinjtë, në finalet e “Euro 2016”? Kjo mbetet të shihet, teksa De Biazi duhet të njihet me shprehjen e famshme popullore të shqiptarëve: Mos i shiko gunën, por punën! Deri tani ka folur me punë, me rezultate, sikurse është shkuarja për herë të parë të Shqipërisë në një Kampionat Europian, por faza finale do të jetë “frizura” e vërtetë për trajnerin dhe të gjithë kuqezinjtë, mbi shpatullat e të cilëve është përfaqësimi i një kombi të tërë, brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Ky “rit”, në fakt të bën të heqësh paralele edhe me Antonio Conten… Mos vallë De Biazi është tashmë në gjurmët e trajnerit të ri të Chelsea, për ta pasuar në stolin e axurrëve, pas Europianit, sikurse shkruajnë mediat italiane?/telesport.al

333

Loading...