Debakël i Liverpoolit: Humbën nga më të dobëtit në Premierligë

Sot, ‘The reds’ treguan edhe njëherë brishtësinë e tyre, teksa u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga skuadra e fundit e renditjes së Premier Leagues, Swansea.

Trajneri gjerman kishte hedhur në fushë 11-shen më të mirë dhe priste vetëm 3 pikët, për të ruajtur distancën nga Tottenham dhe Arsenal, që synojnë një vend në Champions.

“The reds” dominuan totalisht sfidën dhe krijuan një mori rastesh për shënim, por nuk arritën të dërgonin topin në rrjetë dhe dolën kokë-ulur nga sfida e sotme.

Premier League kryesohet nga Manchester City me 65 pikë, 12 më tepër se Unitedi ndjekës, ndërsa ‘Djajtë e kuq’, Chelsea, Liverpooli, Tottenhami dhe Arsenali, luftojnë për 3 vende në zonën Champions.

Loading...