DEBAT/ “Gruaja mes femrës dhe shtrigës” (VIDEO)

“Gruaja në mes femrës dhe shtrigës”, ishte tema e debatit të mbrëmshëm, në të cilin u fol për përfaqësimin e grave në jetën publike në vend, sfidat dhe të drejtat e tyre. Por, shtriga në këtë rast nënkuptonte alegori që i referohej gruas së persekutuar dhe në dispozicion për të qenë e persekutuar nga inkuizicionistët modern bashkëkohor, në formën e  dipsozitivëve të pushtetit politik si dhe sozisë së kapitalizmit ekonomik dhe industrial. Moderatori, Latif Mustafa, duke e elaboruar temën në fjalë, sqaroi se ajo që e lidh shtypjen e gruas dhe ekonominë, është se kërcimin kapitalist në perëndim gruaja e bën me shkërmoçjen e kultit të amvisërisë. Sipas tij, me paraqitjen e sistemit industrial kapitalist, për të mbushur kuotat e nevojshme të prodhimit, gratë u përfshinë në procesin e punës, megjithatë me kushte diskriminuese.

Latif Mustafa, Moderator
“Që përbri skllevërve të sjellur nga bota e kolonizuar, gruaja dhe fëmijët i’u nënshtruan procesit të punës industriale. E dhimbshme! Për herë të parë, përtej amvises gruaja shihej si homo fabes. Shkaku i kushteve të punës, paga e ulët, e që gruaja paguhet sa një e treta e një burri, 30% e pagës së burrit, mangësimi nga jeta publike dhe familjare, e bëjnë që ajo, gruaja, të mendoj ndryshe për qënësinë e saj. Individualitetin dhe unin e saj. Sepse, vetëm si një uni i vetëdijshëm për veten, ajo kishte mundësi të ndiqte idealet e saja të lirisë. Por, të lirisë drejt një qëllimi të caktuar e, jo lirisë prej burrit apo një sistemi të caktuar”.

Panelisti Visar Vishka duke folur mbi përfaqësimin e grave në jetën politike, kritikoi gjendjen aktuale në vend dhe bëri thirrje që të ndërmerren hapa konkret në këtë drejtim.

Visar Vishka, Panelist
“E ke një rast shumë interesatn. Dy qeveritë që bënë një takim, një mbledhje të përbashkët, Shqipëria dhe Maqedonia,. Shqipëria paraqitet me 5 meshkuj 5 gra, Maqedonia gjithë burra, nuk pash asnjë grua në fotografi.  Nga ky debat që do bëjmë sonte unë shpresoj të gjejmë ku janë problemet dhe të inkurajoheni ju, të merrni një hap përpara dhe jo vetëm të mbetemi me muhabet, por si përpara”.

Ndërkohë, panelistja tjetër, Dijana Tahiri, tha se debate të këtij lloji mungojnë shumë në shoqërinë tonë.

Dijana Tahiri, Paneliste
“Mungon definitivisht. Për atë ne deshëm që ta hapim një debat me shpresën që edhe publiku do të merr pjesë dhe të shohim a do të ketë rrjedh edhe pasoja kjo, në kuptim të shtjellimit të mëvonshëm të këtij debati në shoqërinë tonë”.

Në këtë debat mori pjesë edhe Nafie Selmani, e cila në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidate për kryetare të Qytetit të Shkupit. Ajo foli  për peripecitë personale dhe shantazhet që i janë adresuar gjatë kohës së fushatës. Debati u organizua nga Qendra për Demokraci dhe Zhvillim.

Teuta Buçi /SHENJA/

Loading...