Debat për kontrollin e jashtëm të policisë

Krijimi i një mekanizmi ose organi të jashtëm për kontroll të punës së policisë do të luaj rol të rëndësishëm në zbardhjen e shumë rasteve kur nëpunëist policor keqpërdorin detyrën e tyre. Kështu vlerësojnë ekspertët, pjesmarrës në sesionin e parë të grupit punues, të Konventës nacionale të BE-së në Maqedoni.
Mekanizmi i jashtëm ka kredibiltet më të lartë në sytë e opinionit kur hulumton raste ose ngjarje lidhur me keqepërdorimet e policisë dhe të cilat analiza ose hulumtime në mënyrë më reale do të prezentohen para opinionit…Mekanizmat e jashtëm janë më shumë të paanshëm ndërsa procedurat dhe gjetjet janë më afër qytetarëve, gjithashtu mekanizmat e jashtëm mund të forcojnë organizatën policore dhe integritetin e saj – deklaroi eksperti Tërpe Stojanovski.

Nuk do të them asgjë të re nëse rikonstatoj se rruga e Maqedonisë për në Bruksel shkon përmes drjetësisë, sot vetëm do të shtoja edhe përmes sigurisë. Vetëm si shtet i sigurtë dhe i qeverisur mbi bazën e sundimit të ligjit, Maqeodnia mund të llogarisë në anëtarsimin e ardhshëm evropian – deklaroi eksperti Blerim Reka.
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme Magdalena Nestorovska tha se krijimi i këtij mekanizimi ose instituti duhet të jetë balanc mes kontrollit të jashtëm dhe respektimit të plotë të profesionalizimit dhe integritetit të nëpunësve policor.
Në planin akcional do të shënohen të gjitha hapat të cilat janë të patjetërsuehsme që të zbatohet ky mekanizëm ose ky institut që njëherit paraqet mekanizëm dhe institut kompleks që përfshinë ndryshimin e më shumë se 7 ligjeve, që njëherit nënkupton ndryshime të mëdha dhe strukturore në shumë organe të vendit –  deklaroiMagdalena Nestorovska, sekretare shtetëror në MPB.
Në krijimin e mekanizmit në fjalë është paraparë të përfshihen përfaqësues nga ministri të ndryshme të vendit, sektori joqeveritar, gjykatës dhe prokuror publik. Aktualisht, propozim ligji për vendosjen e një mekanzimi të tillë për kontroll të nëpunësve të MPB-së, është në fazë përgatitore.

Loading...