Rajon-Botë

Dëborë e rrallë në Kili, i ftohti shkakton kaos, mijëra persona në terr

kili

Një borë e habitshme në kryeqytetin kilian Santiago ka shkaktuar kaos dhe terr, duke lënë mijëra banorë të dridhen nga i ftohti në errësirë, njofton BBC, përcjell Syri.net.
Rreth 250 mijë persona u prekën nga ndërprerja e energjisë, thanë burimet zyrtare, shkaktuar kryesisht nga nga pemët e rënduara prej borës që ranë sipër kabllove.
Një vdekje është njoftuar, vdekja e një punëtori që po përpiqej të pastronte akullin dhe dy persona të tjerë janë plagosur nga nga një linjë elektrike që ishte rrëzuar, thanë burimet zyrtare për median kiliane.
Meteorologët thanë se se kjo ishte bora më e madhe që ka rënë në Santiago që nga viti 2007.
Ajo ra kur qyteti dhe rajonet përreth po duronin një të ftohtë të pazakontë. Ndërkaq, edhe ndërprerjet e energjisë krahas motit kanë shkaktuar kaos në trafik dhe shumë aktivitete janë shtyrë.
Megjithatë, ngrica e madhe nuk është lajm i keq për çdo njeri, sepse mijëra fëmijë kanë dalë jashtë për të ndërtuar pleqtë e borës dhe luajtur me topa bore.
Parashikimet thonë se pritet dhe një botë tjetër, por më e lehtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top