Skuadra e Liverpoolit e nisi me fitore të thellë me rezultat 4:0 kundër West Ham-it, në takimin e javës së parë të Premier League në futboll. Xherdan Shaqiri debutoi për Liverpool-in me fitore të thellë.

Shaqiri futet në lojë në minutën e 82-të në vend të Manes. Vendasit e nisën serinë e golave në minutën 19-të me golin e Mohamed Salah, ndërsa në fund të pjesës së parë Sadio Mane nga afërsia thelloi rezultatin në 2:0. Në minutën e 53-të, sërish Mane në skenë dhe nga rreth 12-13 me goditje të saktë shënon për 3:0.

ImageFOTO GALERI
Dy minuta pa përfunduar ballafaqimi Daniel Sturridge nga afërsia thelloi fitoren në 4:0. Kjo është fitorja më bindëse në javën e parë të kampionatit anglez. Shaqiri bëri lojë të mirë po aq minuta sa iu dha rastin dhe pa dyshim se ishte një debutim fantastik, me një fitore të thellë.

Loading...