Dega e Lëvizjes Besa – Dibër do të merr pjesë në kongresin e 18 shkurtit

Kryesia e degës së Lëvizjes Besa – Dibër mori vendim unanim që të rreshtohet në anën e shumicës dhe të merr pjesë në kongresin e nesërm të 18 shkurtit. Ky vendim erdhi pas mbledhjes së degës ku u diskutuan gjitha shkaqet dhe arsyet që sollën këtë gjendje. Unanimisht dega e Dibrës u rreshtua në anën e parimeve , shumicës dhe vlerave që ka prezentuar Lëvizja Besa gjatë këtyre 3 viteve funksionim. Poashtu u mor vendim që nesër të marrin pjesë në Kongresin e parë të Lëvizjes Besa që do të mbahet në Tetovë te Pallati i Kulturës.

Loading...