Dega e PDSH-së Tetovë mbajti kuvend pune

Në vazhdën e organizimit të strukturave partiake të Partisë Demokratike Shqiptare sot në Tetovë u mbajt kuvend pune i degës së PDSH-së – Tetovë. Punimet e këtij kuvendi i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe anëtarët e kryesisë qendrore të Partisë Demokratike Shqiptare.

Siç kumton Shërbimi për informim i PDSH-së, në këtë kuvend pune kryetari i degës Hadi Iljazi propozoi përbërjen e kryesisë së degës – Tetovë, duke theksuar se Partia Demokratike Shqiptare do të forcohet strukturalist duke i rritur kapacitetet e saja në të gjitha vendbanimet që i mbulon kjo degë. Pas prezantimit të propozimeve kuvendarët votuan kryesinë e re të degës së PDSH-së – Tetovë.

Kryetari i PDSH-së pasi përshëndeti punimet e këtij kuvendi theksoi rëndësinë e organizimit institucional të shqiptarëve, andaj në këtë drejtim potencoi se vetëm nëpërmjet sistemi të organizimi dhe strukturimi politik që Partia Demokratike Shqiptare është munduar ta kultivoj këto 25 vite mund të arrihet deri te zgjidhja e vërtetë.

Loading...