Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari dhe kryetari i Strugës, Ziadin Sela janë shfaqur në një foto bashkë, por nuk dihen detajet e këtij takimi dhe se a ka të bëjë me mundësin e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të tyre, informon INA.

Sela dhe Dehari janë dy kryetarët që falë bashkëpunimit dhe unifikimit të gjithë shqiptarëve, përfshirë diasporën fituan në këto komuna, duke përjashtuar flamujt partiak. Por nuk bëhet e ditur se a do të ketë përafrim të këtyre dy figurave politike shqiptare. Dehari së fundi ka ftohur marrëdhëniet me kreun e BDI, për shkak të pakënaqësisë me politikat e saj dhe koalicionin me VMRO-DPMNE.

Loading...