Dehari tregon se a do kandidohet për një mandat të ri për kryetar të Kërçovës (Video)

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari gjatë mandatit katërvjeçar ka realizuar një varg projektesh, duke u nisur nga rregullimi i infrastrukturës, arsimit, kulturës, sportit, mjedis jetësor dhe shumë sfera tjera jetike. Në emisionin “ Nën thjerrzën e Uskanës “ në TV Rajonal Uskana të Tetovës, Dehari shprehet i kënaqur nga mandati i tij katërvjeçar, duke iu referuar punës së suksesshme gjatë udhëheqjes së Komunës së Kërçovës.

“Rregullimi i shumë projekteve tanimë ka ndryshuar pamjen e Kërçovës, duke u nisur kështu nga rregullimi i Bulverdit, për të vazhduar me rregullimin e rrugëve dhe rrugicave të qytetit. Ndërtimi i kolektorit pastrues, dislokimi i deponisë dhe zgjidhja afatgjate e saj, ndërtimi i parqeve dhe gjelbrimeve kanë qenë pikësynimi i punës sonë katërvjeçare. Arsimi si sfera më e ndjeshme e shoqërisë, gjithashtu ka qenë në fokus, së bashku me realizimin e projekteve kulturore dhe sportive.

Kemi punuar edhe në krijimin e kushteve për investuesit, duke thithur investitor të jashtëm dhe vendor në Kërçovë, gjë që është përshëndetur nga qytetarët kërçovarë“.

Në pyetjen a do të kandidohet edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, Fatmir Dehari potencon se së pari duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve të Kërçovës, e pastaj të vendoset për garën e ardhshme të komunës.

Loading...