Nga Naser Pajaziti/

Mashtrimi dhe manipulimi i madh po ndodhë me shqiptarët në Maqedoni. Gruevski e Mijallkovi janë bërë kryelajm përmes një fushate mediatike që imponohet nga një qendër e caktuar që synon të kontrollojë dhe manipulojë opinionin publik. Derisa çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe që janë pjesë e premtimeve elektorale nuk janë prioritet, apo edhe më tepër po komplikohen.

Ligji për gjuhën shqipe ende i mbyllur në sirtar dhe janë tejkaluar të gjitha premtimet dhe afatet se do të shpallet;

Nuk ka punësime sipas Marrëveshjes së Ohrit, edhe pse përfaqësimi është 19 dhe ende jo 25%;

Heqja e 8.500 denarëve për fëmijët që lindin në fund të 2019 dhe pensionet shtetërore sociale që përjashojnë shumë të moshuarë shqiptarë, përmes një ligji me përmbajtje manipulative;

Nuk ka hapësirë për ndryshime teknike kozmetike për heqjen e 20% në Kushtetutë;

Tallja e një kryeministri me opinionin se do të heq ministra shqiptarë nga kabineti i tij, me arsyen ndoshta banale se nuk po shkon në punë, derisa ministrat maqedonas tashmë janë pjesë e skandaleve që dridhin Qeverinë.

Ministrat kyç dhe drejtorët e shërbimeve të sigurisë të LSDM duhet të japin llogari dhe përgjegjësi institucionale zinxhirore për ikjen e Gruevskit.

Pse po heshtet skandali i zv/kryeministrit Angjushev me kombinatin “Feni”?!.

Tenderi shumëmilionësh i Filipçes në shëndetësi për blerjen e reagensëve kimik, që e fitoi një kompani e themeluar para 4 muajve, por që më pas doli se nuk e paskan ditur!

Hapja e konkurseve për punësime të aktivistëve dhe familjarëve të funksionarëve e “kumbarave” të LSDM, që çdo javë janë pjesë e skandaleve.

BDI dhe partitë e tjera shqiptare që janë pjesë e kësaj qeverie reformatore duhet të japin llogari, sepse çdo ditë po ikën rinia dhe truri i kësaj shoqërie duke u zhgënjyer nga “deja vu”-të qeverisëse në Maqedoni. Javën tjetër flasim për tema tjera…

Loading...