Kosovë-Shqipëri

Deklarata e Haradinajt se “nuk ulemi në tavolinë me Serbinë pa qenë Amerika aty”, lajm kryesor në Serbi

19748380_594078790716539_3024586856385634294_n-1-650x358

Deklarata e kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj lidhur me platformën e re për dialog me Serbinë, ka bërë që mediat serbe të merren intensivisht sot me këtë paralajmërim.
Theks i veçantë i është dhënë idesë se Haradinajt se pa SHBA-të si pjesë e dialogut nuk ka bisedime me Serbinë.

“Kushti i Prishtinës: Nuk dëshirojnë të ulen me Beogradin pa Amerikën”, është titulli i b92, transmeton lajmil.net.

“Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar ndërtimin e platformës së re për dialog me Beogradin, kurse kusht për bisedime është në që tavolinë të jetë edhe përfaqësuesi i SHBA-ve”, shkruan kjo media.

Portali serb KoSSev shkruan se platforma do të duhej të përgatitej nga Qeveria e Kosovës në konsultime me ekspertët, kurse do të duhej të shqyrtojë dhe vlerësoj Kuvendi i Kosovës.

Të gjitha këto mbrëmë i ka thënë Haradinaj në Rubikon.

“Nuk mund ta vazhdojmë dialogun, nëse Amerika nuk është në tavolinë”, ka thënë Haradinaj. /Lajmi.net/

To Top