Deklarata shokuese e regjisorit: Aktorja s`e dinte se do përdhunohej tek ‘Tango e fundit në Paris’ (Video)

E mbani mend filmin “Tango e fundit në Paris”? Regjisori i saj ka pranuar për herë të aprë publikisht se skena famëkeqe e përdhunimit në këtë film, mes Marlon Brando dhe Maria Schneider, regjistruar sipas udhëzimeve të tij, ishte jo-konsensuale.
Kjo do të thotë që vetëm njëri nga aktorët e dinte çfarë kishte në mendje regjisori, dhe aktorja Schneider nuk duhet ta dinte sepse ai donte që ajo ta ndiente ‘poshtërimin’.

Bernardo Bertolucci, njeriu që qëndron pas dramës së vitit 1972, tha në një intervistë në 2013-ën se nuk i kishte thënë aktores Schneider se çfarë do të ndodhte, sepse ai donte që ajo të reagonte “si një vajzë, jo si një aktore në momentet e përdhunimit gjatë xhirimit”.

Klipi i rishfaqur të shtunën, ka sjellë zemërim për sa i përket trajtimit të aktores Schneider, e cila ishte vetëm 19 vjeç kur filmi u regjistrua.

Ajo i tha “Daily Mail” në vitin 2007, katër vjet para vdekjes së saj në Paris, se ishte ndjerë ‘e përdhunuar” gjatë xhirimeve me Brando, i cili ishte 48 vjec.

“Unë duhet të kisha telefonuar policinë ose avokatin tim sepse nuk mund ta detyrosh dikë të bëjë diçka që nuk është në skenar, por në atë kohë, unë nuk e dija”,- tha Schneider.

Loading...