Në nëntë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish kryeministrin e Kosovës dhe kryetarin e AAK-së, në Colmar të Francës e ka vizituar bashkëluftëtari, miku dhe partneri i koalicionit, Fatmir Limaj, kryetar i partisë NISMA për Kosovën. Në një deklaratë ekskluzive për televizionin LajmTV pas këtij takimi, Limaj tha se qëllimisht ka zgjedhur këyë datë, sepse kontributi i Haradinajt është i pamohueshëm në vendosjen e themeleve të shtetësisë së Kosovës.

Loading...