Delawie reagon për vrasjen e Ivanoviqit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka dënuar fuqishëm vrasjen e kryetarit të Iniciativës Qytetare Serbe në Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Përmes një komunikate për media, ai ka ngushëlluar familjen e tij dhe ka ftuar palën kosovare që të shmangin retoriken mes veti dhe të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.

“Unë dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme vrasjen e dhunshme të Oliver Ivanoviqit në këtë mëngjes, dhe dërgoj ngushëllimet më të thella të Ambasadës për familjen e tij. I bëj thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë në Kosovë – veçanërisht tani që policia, prokurorët dhe gjykatat janë të integruara – të hetojnë këtë incident me shpejtësi dhe profesionalizëm dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.

Ne i nxisim të gjitha palët që të shmangin retorikën e rrezikshme dhe të mbeten të ruajnë qetësi në këtë kohë të ndjeshme dhe të rifitojnë veten për të vazhduar punën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë”, është deklarata e Delawie.

Loading...