Demanton Shakhtar Donetsk: Ahmetov s’është i interesuar për Vardarin

Presidenti i klubit ukrainas Shakhtar Donetsk nuk planifikon të blejë Vardarin e Shkupit.

“Ky informacion nuk është i saktë” kanë njoftuar nga shërbimi medial.

Ditë më parë ishte publikuar lajmi se Ahmetov ka qëndruar disa ditë në Shkup dhe se ka biseduar me përfaqësuesit e qytetit për t’i marrë kuqezinjtë e Shkupit.

Loading...