Reprezentacioni i Francës e fitoi titullin kampion bote në botërorin e Rusisë, për herë të dytë, në historinë e saj, pas fitores kundër Kroacisë me rezultat 4-2.

Pjesë e “trekolorëve” ishte edhe Osman Dembele, i cili nuk pati edhe shumë hapësira në fazën e nokautit.

Futbollisti i Barcelonës me meritë e mori medaljen e artë, dhe premion prej 350.000 еuro. Megjithatë, Dembele vendosi që këto të holla t’i donoj, duke mahnitur fansat. Dembele të hollat do t’i japë për ndërtimin e xhamisë në Mavritani, prej nga e ka origjinën nëna e tij.

Loading...