Vetëm Heronjtë dhe Dëshmorët e UÇK-së e përmbushën këtë betim hyjnor;

Demë Shehu

Betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë,bashkimin dhe zhvillimin e tyre,do të jem përherë vigjilent,guximtar dhe i disiplinuar,i gatshëm që në çdo kohë pa e kursyer jetën,të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.
Nëse shkel këtë betim,le të ndëshkohëm me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj,qoft i humbur gjaku im.
Betohem,betohem,betohem!
Neve nuk duhet të kënaqemi me përkujtime të rezistencës së luftërave të fundit,por duhet që të gjithë së bashku të tregojmë rezistencë edhe tash edhe në të ardhmën ndaj armiqëve shekullor dhe vartësve të tyre.
Nuk duhet ta harrojmë Betimin e Ushtarit të UÇK-së.
Duhet të vlerësojmë dhe të kemi parasysh lidhjen e fortë në mes të kaluarës,të tashmës dhe të ardhmës,sipas së cilës,tek e tashmja ka elementë të së kaluarës dhe tek e ardhmja do të ketë elementë të së tashmës,se as e tashmja dhe as e ardhmja nuk janë të sigurta nëse nuk e marrim parasysh rrugëtimin nëpër të cilin ka kaluar populli ynë i përvuajtur!

Gurëthemeli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës janë Heronjtë dhe Dëshmorët e UÇK-së./lajmpress

Loading...