Gazeta Lajm shkruan se Besir Demiri ka filluar të marrë besimin e plotë të stafit teknik te Mariupol.

Mbrojtësi i majtë ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit në miqësoren e djeshme kundër Rabotnickit në Antalia, ku dy skuadrat po qëndrojnë për fazën përgatitore.
Ndeshja përfundoi 1-1, ndërsa Demiri pati një paraqitje të mirë, duke dhënë shenja sigurie në repartin defensive të skuadrës së tij të re Maripuol nga Ukraina./lajm

Loading...