Janë dënuar dy policët që e fotografuan dhe e shpërndanë fotografinë e ish ministrit të Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, në burgun e Idrizovës. Gjykata themelore i ka dënuar ata me tre muaj arrest me kusht, kanë njoftuar nga Gjykata penale për A1on.
“Është sjellur vendim jo i plotfuqishëm i shkallës së parë me të cilin dy të akuzuarit janë shpallur fajtorë për vepër penale Incizim i paautorizuar nga neni 152 с. 2 v.v. ст.1 nga Kodi Penal dheu caktohet masë alternative– dënim me kusht në kohëzgjatje tre muaj burg, që nuk do të realizohet në rast se në dy vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale”, kanë njoftuar nga Gjykata, transmeton Gazeta Lajm.
Më 30 nëntor të vitit 2017 i akuzuari i parë, si person zyrtar që ka qenë në kullën e rojës e ka vërejtur Çavkovin dhe e ka shfrytëzuar rastin e krijuar duke e fotografuar pa pëlqimin e tij, duke ia shkelur privatësinë.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri i parë me mesazh privat përmes rrjeteve sociale ua ka dërguar fotografitë tre kolegëve të tij, mes të cilëve edhe të pandehurit të dytë, i cili më pas fotografinë e ka shpërndarë edhe te dy policë tjerë.

Loading...