Deputetët e BDI-së e kanë njoftuar Talat Xhaferin se janë “për” referendumin

Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI) sot e ka informuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonis se aktivisht do të marrin pjesë me të gjithë deputetët në fushatën për referendumin që do të realizohet nga Kuvendi i Maqedonisë dhe se janë “për” referendumin që do të mbahet më 30 shtator. njofton Portalb.mk.

“Duke marrë parasysh përcaktimet tona individuale si deputet, por edhe ato partiake, strategjike dhe ideologjike, për integrim të menjëhershëm të vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar të BDI-së, me përkrahje edhe të pushtetit ekzekutiv dhe vendor si dhe shoqërisë civile, do të zhvillon fushatë “për” Marrëveshjen e Prespës dhe integrimit euroatlantik pasi që suksesi i Referendumit gjeneron paqë, stabilitet, siguri, sundim të së drejtës, barazi, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie shoqërore si dhe rreshtim të vendit tonë pranë familjes së madhe euroatlantike”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Loading...