Deputetët e quajnë “palaço” Ahmetin në gykatë, ja si reagon (Video)

Vendimi i gjykatës që la në burg 11 kuksianët që morën pjesë në protestën kundër taksës në Rrugën e Kombit ka irrituar edhe deputetët e Partisë Demokratike që ndoqën në sallë vendimin për protestuesit.

Në fund të seancës janë dëgjuar deputetët e Partisë Demokratike që i janë drejtuar gjyqtares Alma Ahmetaj me shprehjen “turp, turp, turp” gjyqtares që dha vendimin.

10 prej protestuesve janë lënë me detyrim paraqitje, dy në arrest shtëpie, njëri në arrest me burg 20 ditë dhe 10 të tjerët në arrest me burg.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Kukësit, por seanca është zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për arsye sigurie.

 

Loading...