VMRO-DPMNE në mbledhjen e Komitetin Ekzekutiv dhe qendror të partisë vendosi që të kthehet në Parlament. Këtë e bëri të ditur kreu i kësaj partie Hristijan Micloski, sipas të cilit deputetët e partisë së tij do të marrin pjesë në punën e parlamentit dhe do të luftojnë për çdo masë në favor të qytetarëve dhe kundër çdo hapi të dëmshëm për qytetarët.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski gjithashtu njoftoi se deputetët e partisë së tij menjëherë pas kthimit në Kuvend do të ngrenë interpelancë për punën e Qeverisë, të cilën ai e quajti si qeverinë më të pasuksesshme që nga pavarësia e Maqedonisë.

Loading...