Deputetët e VMRO-DPMNE-së sot para fillimit të vazhdimit të seancës të Komisionit për çështjet kushtetuese mbajnë koordinim me udhëheqjen partiake. Koordinimi mbahet në selinë e VMRO-DPMNE-së.

Fillimi i vazhdimit të Komisionit për çështje kushtetuese ku duhet të vazhdojë debati për Propozimin për fillimin e ndryshimeve kushtetuese është caktuar për në orën 14.

Debati për këtë pikë të rendit të ditës filloi të mërkurën. Propozimin për ndryshimet kushtetuese e shpjegoi kryeministri Zoran Zaev. Në këtë debat morën pjesë deputetë të të gjitha grupeve parlamentare, duke përfshirë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët votuan kundër rendit të ditës.

VMRO-DPMNE-ja sonte do të mbajë seancën e Komitetit Ekzekutiv, në të cilën, lideri i partisë Hirstian Mickoski, siç ka paralajmëruar për Plusinfo, do të finalizohen përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Loading...