Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk duan të flasin për kërkesën e liderit partiak Kristijan Mickoski, që të heqin dorë nga paratë shtetërore që i takojnë partisë së tij për fushatë në referendum, me qëllim që ato mjete të ridestinohen për rindërtimin e gjimnazit të Tetovës.

Deputetja Daniela Rangelova refuzoi ta komentojë thirrjen publike të Mickoskit. Ajo nuk deshi të flas as për atë pse partia më e madhe opozitare akoma nuk ka qëndrim përfundimtar për pjesëmarrje në referendum.

Derisa deputeti Pavle Bogoevski thotë se VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim unik dhe punon në dëm të qytetarëve.

“VMRO-DPMNe kishte 12 vite kohë që t’i rindërtojë shkollat në Maqedoni, por nuk e bëri atë. Në buxhet janë siguruar mjete për rindërtim të shkollave, ndër të tjera edhe ajo që është theksuar do të rinovohet. Dhe në fund të ditës, nëse Mickoski dhe VMRO-DPMNE vërtetë duan arsim më të mirë për të rinjtë, atëherë do të duan që ta shohin Maqedoninë në BE”, tha Pavle Bogoevski, deputet i pavarur në Kuvendin e RM-së.

Loading...