Deputeti i ndjerë Sokol Olldashi i shfaqet në ëndërr Sadije Berishës: Ti je e vetmja që mund të më pasojë mua…

Sadije Berisha, ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha,ka postuar në rrjetin social një rrëfim mbi një ëndërr që ka pasur disa kohë më parë me deputetin e ndjerë të PD-së Sokol Olldashi.

Sadije Berisha ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku tregon në gjuhën angleze se ka pasur një bisedë me ish-deputetin demokrat, fakt për të cilin Sadije Berisha shprehet e çuditur pasi e ka takuar vetëm disa herë.

“E pyeta atë përse erdhi të bisedonte me mua? Ai tha: Sepse ti je e vetmja që mund të më pasojë mua”, – shkruan ajo. Por se për çfarë “pasimi” bëhet fjalë, Sadije Berisha nuk jep detaje të tjera.

Statusi në Facebook i Sadije Berishës:

“Ëndërrat mund të jenë komplekse dhe është si të kesh një bashkëbisedim me subkoshiencën tënde apo shpirtin tënd. Dikur para një ëndërr të kthjellët, duke folur me zotin Olldashi…Pas aksidentit të tij. E pyeta atë përse erdhi të bisedonte me mua? Ai tha: Sepse ti je e vetmja që mund të më pasojë mua. (Nuk e njihja atë, e kam takuar vetëm disa herë)”, – shkruan Sadije Berisha në statusin e saj në rrjetin social Facebook.

Loading...