I tronditur nga informacioni për futjen në grevë urie të Pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, një gjest zemërgjerë ka vendosur të bëjë deputeti dhe këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri.
Për dallim prej deputetes Hikmete Bajrami, e cila dje kritikoi qeverinë që ka ndarë ndihma për familjet e pjesëtarëve të vrarë dhe të arrestuar, tahiri në cilësinë e deputetit ai ka vendosur të dhurojë pagat e muajit dhjetor dhe janar për familjarët e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, respektivisht për fëmijët e tyre, shkruan Gazeta Lajm.
Ai këtë informacion e ka bë të ditur përmes rjeteve sociale, ku shkruan:
“Për GRUPIN KUMANOVA, si deputet( qytetarë) i vendit, dhuroj dy pagat e mia dhjetor janar!
Vëllezër dhe motra!
Sot, janë futur në grevë urie vllezerit tanë të grupit KUMANOVA!
Sinqerisht ndiej keqardhje për këtë lajm.
Si shenjë solidarizimi, nga paga ime mujore e deputetit, që kam në muajin dhjetor dhe në janar, do u’a dorëzojê familjeve të tyre, me qëllim që të pakten ndonjë dhuratë apo ndonjë gjë ta kenë fëmijêt e tyre për festën e Vitit të Ri!
Ta konsiderojnë se u’a ka dërgua vëllau apo motra nga gurbeti, ashtu siç na gëzonin gjithnjë gurbetçarët gjatë fundvitit.
Shuma e këtyre dy pagave është 3000 EURO, të cilat me datën 25 dhjetor duhet t’i marrë një përfaqesues kryesor që kujdeset për Grupin Kumanova.
Kjo nuk është ndihmë, kjo është solidarizim. Nuk duhet të kënaqemi për fundvit vetem ne, por, edhe antarët e familjeve të tyre.
Uroj që faktori ndërkombëtar dhe faktori politik në Kosovë e në Shqipëri, ta kenë parasyshë jetën e atyre burrrave, e mos ta harrojnë kontributin e tyre në luftën për Lirinë e Kosovës.
Vali Zeka dhe ju vëllezër Zoti ju bekoftë
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”.

Ndryshe gjashtë pjesëtarë të Grupit të Kumanovës janë futur në grevë urie që nga dita e diel, kurse gjatë ditës së djeshme grevës i janë bashkangjitur edhe tre të tjerë. Greva filloi për shkak të kushteve të këqija në burg dhe refuzimit të ankesës që të transferohen nga burgu i “Shutkës” në atë të Idrizovës. Në një deklaratë ekskluzive dërguar në Gazetën Lajm pjesëtarët e grupit që janë në grevë kërkojnë edhe hetime dhe gjykim ndërkombëtar, duke paralajmëruar se nuk do të ndërprejnë grevën deri sa nuk plotësohen këto kushte.
Ndërkohë kanë ardhur paralajmërime se në grevë urie do të futen edhe pjesëtarët e Grupit që gjenden në burgun e Idrizovës.

Loading...