Deputeti i VMRO-DPMNE-së do të bëjë fushatë për bojkotim të referendumit

Deputeti, Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE nuk e ka pritur qëndrimin e partisë, ai sot dërgoi njoftim personale te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi se do të merr pjesë në propagandë kundër referendumit shtetëror, transmeton Portalb.mk.

“Unë, Antonio Milloshovski deputet i VMRO-DPMNE-së, në koordinim me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së ju njoftoj se do të marr pjesë në propagandën publike në referendumin e ardhshëm me qëndrim të bojkotit sepse jam kundër referendumit, ndërsa bojkoti garanton opsion demokratik për çdo qytetarë”, shkruan Milloshovski duke kërkuar sigurim të mjeteve.

Ndryshe, dje kryeparlamentari Talat xhaferi dërgoi njoftim te grupet parlamentare dhe te deputetët që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare në afat prej tre ditësh të vendosin dhe ta njoftojnë nëse do të marrin pjesë në fushatë dhe si është qëndrimi i tyre në referendum.

Loading...