Deputeti Ibrahimi: Sulmuesit më thanë tani as Erdogani nuk do të shpëtojë

Nuk dua të përsëritet asnjëherë ajo që ka ndodhur dhe që e kam parë natën e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kështu e filloi dëshminë e tij sot deputeti Enes Idrahimi nga Partia Lëvizja e Turqve në Gjykatën Penale, transmeton Portalb.mk.

“Nuk besova se do të ndodh ajo që ndodhi. Ku hyrën dhunuesit në Kuvend unë isha te galeria. Për një kohë të shkurtër hyrën. Filluan ta rrahin deputetin Pavlle Bogoevski, ndërsa e kërkonin deputeten Frosina Remenski. U kam thënë se nuk guxojnë ta rrahin grua. Mua më thonin se tani as Erdogan nuk mund të më shpëtojë. Pastaj filluan të më godasin, vazhduan të më rrahin, por unë nuk pashë se kush më rreh sepse e kam ruajtur kokën. Por, pastaj kur u ngrita i pash disa dhunues”, tha deputeti Ibrahimi.

Në pyetjen e prokurores Vilma Ruskoska se cilin prej tyre e ka parë kur është ngritur, ai tha se në largësi prej një-dy metrash prej tij e ka parë të akuzuarin Munir Pepiq, por potencoi se nuk e ka parë se si e ka kryer dhunën.

Loading...