​Pas marrjes së mandatit të deputetit, demokristiani Eduart Ndocaj ka lënë Milanon, për t’u vendosur në Manati të Lezhës, fshatin ku ka lindur. Për shkak të angazhimit që kërkon pjesëmarrja në politikë, Ndocaj e kalon pjesën më të madhe të kohës në Shqipëri, ndërsa bashkëshortja dhe tre fëmijët jetojnë në Itali.

Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ndocaj ka rrëfyer se si është njohur me bashkëshorten, me të cilën është martuar dy herë.

“Ishim për gjueti dhe e pashë. Menjëherë sapo isha kthyer nga Greqia. U interesova se kush ishte dhe u takuam. Ishte një dashuri me shikim të parë”, thotë ai. Ndocaj rrëfen se pas disa muajsh iu desh të nisej në emigracion dhe u rikthye katër vjet më vonë, por gjatë kësaj kohe çifti mbante kontakte me anë të letrave. “Ishte e vështirë të mbaje kontakte me të sepse në atë kohë nuk kishte telefona. Ishte viti 1997, komunikonim vetëm me letra, kemi gati 100 letra për shoq. Kur u riktheva, ishte tepër emocionuese. Prindërit nuk më njohën sepse kisha ndryshuar shumë nga ana fizike, ndërsa ajo po”.

Ndoca rrëfen edhe dy martesat e tij, me të njëjtën grua. “Në fillim bëmë një javë dasmë tradicionale. Ishte emocionuese për të gjithë. Ndërsa pas dhjetë vitesh, e rikonfirmuam edhe njëherë dashurinë tonë, ku dëshmitarët ishin fëmijët”, tregon ai.

Ai thotë se në vitin 2019, familja do të mblidhet sërish për të gëzuar për dashurinë e tij me të shoqen, Valentina.

TEMAT:

Loading...