Kosovë-Shqipëri

Deputeti shqiptar përplas për vdekje një 53-vjeçar

Aqif-Rakipi-780x439

Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, është përfshirë në një aksident me pasojë vdekjen në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.41 në aksin interurban Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë tregut ushqimor, njofton Top Channel.

Sipas policisë deputeti ka shkuar vetë në komisariat me mjetin e tij ku ka deklaruar se ka përplasur një person në autostradë.

Gjatë hetimeve në vendin e ngjarjes dhe gjatë kryerjes së veprimeve, u njoftua Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili pasi u informua për rrethanat dhe veprimet e para, kërkoi që krahas Ekspertit autoteknik të Policisë, të caktoheshin edhe dy ekspertë të tjerë autoteknik të jashtëm, me qellim kryerjen e një ekspertimi autoteknik me grup ekspertësh.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që shkaktuan aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e kembesorit S.S., rreth 53 vjeç.

To Top