“der Standard” e vlerëson Pavijonin Shqiptar në Bienalen e Venedikut si një pavijon që elektrizon lëkurën

Shkruar nga Wojciech Czaja, artikulli rrëfen për këngët iso –polifonike, trashëgimi jomateriale e UNESCOs, duke treguar realitetin së bashku me frikën, se këto këngë mund të zhduken për shkak se shumë fshatra po vdesin

Një nga gazetat më prestigjioze austriake “der Standard”, në shkrimin me titull “Architektur-Biennale: Von Goldrausch bis Gänsehaut “ pasi përshkruan projektet e disa shteteve pjesëmarrëse në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2016, si Australia, Gjermania, arkitektura e emergjencës me konteinera, etj , i kushton një vend të rëndësishëm edhe Pavijonit Shqiptar, si një pavijon “që elektrizonte lëkurën”.

Shkruar nga Wojciech Czaja, artikulli rrëfen për këngët iso –polifonike, trashëgimi jomateriale e UNESCOs, duke treguar realitetin së bashku me frikën, se këto këngë mund të zhduken për shkak se shumë fshatra po vdesin. “Kësaj radhe këto këngë kurbeti, që dëgjohen në pavijon, nuk janë të shkruara më nga vajzat që shkojne te martohen në kurbet, as nga djemtë që do shkojnë në mërgim, apo në luftë, por janë shkruar nga arkitektë e urbanistë me emër dhe më pas janë përkthyer në shqip- shkruan” Ëojciech Czaja në gazetën “derStandard”./Lajm

Loading...