Edhe pse dera e ordinancës mjekësore në ambulancën e Çairit është thyer para një muaji, ende askush nuk e rregullon. Mjekët dhe të punësuarit kanë njoftuar kompetentët, por dera ende qëndron e thyer.
Për shkak të mos interesimit, kanë kërkuar edhe ndihmën e mediumeve.
Ky nuk është problemi i vetëm në këtë ambulantë. Problem poashtu paraqesin kushtet higjienike. Për shkak të defektit të kanalizimit, në ambulancë kundërmon aromë e keqe, që paraqet problem jo vetëm për të punësuarit, por edhe për pacientët.
Ata bëjnë apel të ndërmerren masa, deri sa nuk ka ndodhur që ndonjë pacient të infektohet nga papastërtia në ambulantë.

Loading...