Deralla: PSP ka kryer një punë të shkëlqyeshme deri më tani

Prokuroria Speciale Publike (PSP), ka kryer një punë të shkëlqyeshme deri më tani, dhe enede po “lufton si luan” që të ndjek kriminelët dhe luftojë kriminalitetin që drejtësia të vjen në vend, kështu shkruan në shkrimin e tij të fundit autorial, aktivisti për liri dhe drejtat e njeriut, Xhabir Deralla, transmeton Zhurnal.

“Por, sa është kjo e mjaftueshme që me të vërtet të vijmë në një gjendje të lirisë, drejtësisë dhe barabarësisë, sa kjo nënkupton transformim demokratik të shoqërisë shihet në çdo hap, e ndjenë çdo njeri i cili nuk është i zhytur në korrupsion dhe manipulime me përmasa epike”, shkruan Deralla.

Sipas tij, në këtë periudhë kritike, ku në “pijat” po na servohet anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE, duke ju faleminderuar vendimeve të guxhimëshme dhe të mençura të kryeministrave Zaev dhe Cipras, po lëvizim për fijen e perit, midis forcave të së kaluarës që po i jetojmë tani dhe të ardhmës që mun ta përjetojmë, përsëri tani.

Loading...