Mbyllet pa fitues supersfida e javës së 11-të të Premier League-s mes Arsenalit dhe Liverpoolit, duke favorizuar Manchester City-n, pasi skuadra e Pep Guardiolës pret të parakalojë formacionin e Jurgen Klopp me një fitore të mundshme ndaj Southamptonit. Në “Emirates” takimi mes të kuqve dhe “topçinjve” përfundoi 1-1, duke zhgënjyer tifozët miq në këtë impiant mitik.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajtën rreth 16 minuta kundër njëri-tjetrin, me mesfushorin e Arsenalit që u aktivizua titullar, ndërsa sulmuesi i Liverpoolit u hodh në fushë në minutën e 80-të.

James Milner i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 61-të, pasi përfitoi nga kthimi i topit nga portieri Leno.

Topçinjtë, pas shumë përpjekjesh arritën të barazonim me francezin Lacazette në minutën e 82-të, me rezultatin që nuk ndryshoi më në minutat e mbetura.

Liverpooli kryeson, të paktën përkohësisht, me një pikë më shumë se Manchester City.

Loading...