Derbi lokal në Gostivar, Gencl Kalemler sfidon liderin, ja çka pret trajneri Mensur Jakupi

Java e tretë në Ligën e dytë të Maqedonisë, grupi i Perëndimit, do të luhet të dielën. Derbi i javës dhe njëherësh derbi lokal do të zhvillohet në Gostivar, ku skuadra e re në këtë kategori, Genc Kalemler do të përballet me Gostivarin.

Të dy skuadrat kanë startuar mirë në sezonin e ri, Gostivari me dy fitore, kurse Genc Kalemler një barazim dhe një fitore.

“Janë klubi i ri, por mjaft ambicioz. Për tre vite u ngjitën në Ligën e dytë, dhe kampionatin e ri e nisën mirë. Kanë barazim dhe fitore që tregon se janë skudër shumë cilësore. Ne, si do lojë, kemi bërë përgatitjet tona dhe shpresojë që me lojë të organizuar të vazhdojmë me fitore”, deklaroi trajneri i Gostivarit, Mensur Jakupi.

Në takimet tjera do të ndeshen: Goblen-Pelister, Struga TL-Teteks, Skopje-Llabunishta dhe Korabi-Vëllazërimi. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 16: 00.

Loading...