Sport

Derbi Shkupi-Vardari do të ndiqet edhe nga media ndërkombëtare

16996511_2057127814514085_4719092924635837292_n

Derbi i javës së 28-të në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë mes Shkupit dhe Vardarit, ka zgjuar interesimin e mediave jo vetëm më vend, por edhe jashtë tij.

Tani më është zyrtare se në tribunën kryesore të Çairit, do të jetë një nga “gjuetarët” e talenteve të reja të skuadrës së njohur angleze, Arsenal, ndërsa sipas informacioneve që vijnë nga klubi i Shkupit, mësohet se në stadium do të ketë edhe gazetarë nga media të huaja, nga Gjermania, Holanda, Suedia e tjerë. Ndeshja Shkupi – Vardari do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:00.

To Top