Derbi spektakolar: Chelsea udhëhiqte 2-0, Arsenali barazoi, por të Kaltrit fitojnë me golin në finish (Video)

Chelsea e ka mundur Arsenalin me rezultat 3-2 në derbin e Londrës që u zhvillua sonte në Stamford Bridge. Katër gola u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, kurse në të dytën vetëm një

Chelsea ka vazhduar me fitore në Premier Ligë, kurse kësaj radhe ata kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme në derbin e Londrës, ku kanë mposhtur Arsenalin me rezultat 3-2.

Chelsea e nisi fuqishëm këtë ndeshje ku Pedro shënoi golin e parë në minutën e 8’të te ndeshjes.

Chelsea vazhdoi me presionin dhe arriti që të shënoi edhe golin e dytë me Moratan në minutën e 20’të te ndeshjes.

Para këtij goli Aubameyang nuk arriti që të barazoi rezultatin edhe pse e kishte golin thatë dhe goditi jashtë portës.

Arsenal humbi edhe një mundësi që të shënonte gol, por ishteë Mkhitarian që goditi jashtë.

Arsenali kthehet në lojë tek në minutën e 37’të ku Mkhitariain shënon një gol të bukur nga largësia.

Rezultati barazohet tek në minutën e 41’të, ku Iëobi shënon gol pas një asistimi të Mkhitarian.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte prapë më i mirë dhe arriti dhe vazhdonte ta posedonte dhe të bënte presion në Arsenalin.

Ky presion i shpërblehet atyre pasi që arrin të shënojë tek në minutën e 81’të me Marcos Alonson.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e parë me gjashtë pikë, kurse Arsenali mbetet në vendin e 17 më zero pikë. /GazetaExpress/

 

Loading...