Derbi tetovar në mes të Shkëndijës dhe Renovës ka përfunduar pa fitues, me rezultat të barabartë 2-2. Për kuqezinjtë ka shënuar Besart Ibraimi në minutën e 23-të dhe Bejtullai në të 79-ën, kurse për xhepcishtasit shënoi Stojanovski në minutat 53-të dhe 55-të.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që kampioni aktual nuk di për fitore, dhe tani ngec shtatë pikë larg Vardarit, i cili është lider pas javës së nëntë. rastin e parë për gol e pati Renova në minutën e 18-të kur nga goditja e lirë qëlluan shtyllën e Zahovit.
Lojtarët e Shkëndijës e nisën ndeshjen në mënyrë agresive, ku dy futbollistë të saj u ndëshkuan me kartonë të verdhë për 20 minuta. Shihej dëshira e madhe për fitore dhe të shënojnë sa më herët. Dhe, ia arritën qëllimit, kur pas një harkimi të Micit në drejtim të sulmuesit Ibraimi, ndërsa ky i fundit e vendos topin në rrjetë. Ishte goli i tetë i tij në kampionat. “Ibra” kërcënoi edhe njëherë Kobeticin por pa sukses. Në fillim të pjesës së dytë, Renova shënoi dy giola të shpejtë. Bejtullai shkaktoi faul për penallti, ku realizoi Stojanovski për 1-1, ndërsa më pas Musliu bëri një gabim të madh, duke lejuar Stojanovskin që të shënoj golin e dytë për përmbysje prej 1-2. Në minutën e 66-të, Fisnik Zuka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u desh të lëshoj terrenin para kohe. Në minutën e 79-të, Bejtullai nga largësia shënoi një super gol për barazim të rezutatit 2-2, që ishte rezultat përfundimtar i derbit.

Në javën e ardhshme, Shkëndija luan me Vardarin në Shkup, kurse Renova e pret Rabotnickin në Tetovë.

Rezultatet, java e 9-të
Shkëndija-Renova 2-2
Vardar-A.Pandev 3-0
Ma. GJP-Pobeda 1-0
Bellasica-Sileks 1-1
Shkupi-Rabotnicki 1-1
Tabela:
1.Vardar                      23
2.Shkëndija                 16
3.A.Pandev                  16
4.Renova                     11
5.Pobeda                     11
6.Rabotnicki                11
7.Bellasica                   10
8.Makedonija GJP      10
9.Sileks                       07
10.Shkupi                    06

Loading...