Deri në shtator nuk fillon me punë Jugohromi (Video)

Edhe në muajin qershor kombinati Jugohrom nuk do të fillojë me punë.Këtë e kanë pohuar edhe drejtues të këtij kombinati por edhe nga sindikata e puntorëve.Ata thonë se ende punohet në ndërtimin e stacionit të filtrimit dhe punët duhet të përfundojnë në muajin shtator.Nga drejtoria e kombinatit thonë se pritet që të fillohet shumë shpejt me vendosjen e konstruksionit metalik të filtër stacionit.“
“Kompania e kontraktuar tashmë ka filluar edhe me montimin e konstruksionit, e cila do të përfundojë në qershor.Më pas fillon edhe inkorporimi I ventilatorëve dhe pjesëve tjerë.Fillimi me punë I furrave 7 dhe 8 pritet që të startojë në shtator të këtij viti”, ka thënë drejtori I kombinatit
Gjatë uikendit të shkuar, zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor Jani Makraduli ka thënë se Jugohrom nuk do të fillojë të punojë në afatin e paraparë sepse nuk ka plotësuar kushtet ekologjike.Sipas përllogaritjeve vendosja e filtrave në furrat 7 dhe 8, së bashku me sistemin tjetër gjithsej kushtojnë
12 milion euro.Sipas ambientalistëve me mbylljen e Jugohromit u vërtetua bindshëm që qyteti i Tetovës dhe rrethina janë 60 përqind më pak të ndotur.Por ata thonë se pavarësisht premtimeve, kryesorja është se Jugohrom pa vendosur filtrate nuk mund të rifillojë me punë.
“Në bazë të informacioneve që Eco Guerilla ka marrë nga takimet në Qeveri dhe në Ministrinë e Mjedisit, Jugohrom e ka humbur lejen e punës, dhe për momentin është në pikën zero sa i takon kësaj çështjeje. Ata nuk do ta marrin lejen për të rifilluar me punë deri kur të kenë plotësuar të gjitha standardet ekologjike, siç parashihen dhe me ligjet e rregullativat në fuqi”, ka deklaruar Arjanit Xhaferi, nga Lëvzija Eco Guerilla.
Përndryshe, Jugohrom ndaloi së punuari në muajin nëntor të vitit 2016, kur Inspektoriati Shtetëror për Ambient Jetësor, dha vendim që të ndalojë prodhimin për shkak të mos respektimit të afateve për vendosjen e sistemit të
filtrimit.Pikërisht ky kombinat ishte cilësuar si një nga ndotësit më të mëdhenj në rajonin e Pollogut, sidomos Tetovën, duke bërë që ky rajon të ishte ndër më të ndoturit në evropë dhe botë.Pas mbylljes së Jugohromit që rreth 700 puntorë kërkojnë zgjidhjen e fatit të tyre pasi që siç shprehen ata, kanë ngelur pa punë./TV KOHA/

Loading...