Dëshmitari Sasho Llazarevski shpjegoi se bashkë me një shok kanë qenë në Liqenin e Smillkovës, me barkë. Tha se zakonisht shkon aty për peshkim, por se hyn me barkë në brendi të Liqenit. Dëshmitari tha se e ka parë një makinë xhip me ngjyrë hiri, që ishte në afërsi me një barkë. Në barkë ishin dy persona, burra, që kishin qëndruar shkurt kohë në liqen dhe pastaj ishin larguar. Makinën, dëshmitari e kishte parë për herë të parë. Llazarevski e kishte njohur njërin prej djemve të vrarë, Filipin. Ia kishte njohur edhe makinën. Atë makinë e kishte parë poashtu tek Liqeni, por nuk e kishte parë edhe Filipin. Makina e Filipit kishte qenë e tipit Nisan. Llazarevski e kishte parë të parkuar edhe një makinë Mercedes të vjetër që nuk ia mbante mend ngjyrën.

Ndërkohë, në seancën e ardhshme gjykata paralajmeroi se do të dëgjohet deklarata e dëshmitarit të fshehur, por nuk dihet nëse gazetarët do të kenë mundësi ta dëgjojnë marrjen në pyetje duke marrë parasysh se ai flet me fytyrë të mbuluar dhe me zë të modifikuar.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore u shikua edhe videoincizimi nga marrja në pyetje e Haki Azirit më 7 maj të vitit 2012./SHENJA

Loading...